Programi rajonal për efikasitet energjetik për Ballkanin Perendimor

Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë potencial të madh që të kenë dobi nga përdorimi më i madh i burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe masat e efikasitetit energjetik. Programi rajonal i efikasitetit energjetik (PREE) synon që të lëvizë këtë potencial duke siguruar kombinimin e instrumenteve të financimit, ndihmës teknike dhe përkrahjes politikave praktike, për të krijuar treg të qëndrueshëm për efikasitetin energjetik në Ballkanin Perëndimor. Vendet synuese për efikasitetin energjetik janë Shqipëria, Bosna e Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

PREE përkrah investimet në efikasitetin energjetik edhe në sektorin privat, edhe në atë publik – dhe nxit sektorin publik që të marrë rolin udhëheqës, siç është parashikuar me planveprimet Nacionale të efikasitetit energjetik (NEEAPs) të këtyre vendeve, që janë hartuar në korniza të procesit të krijimit të komunitetit Energjetik.

KONTAKT

ANALIZAT E RASTEVES