Për programin Rajonal të efikasitetit energjetik (PREE) për Ballkanin Perëndimor

Në Qershor të vitit 2012, Komiteti drejtues i kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Investment Framework - WBIF) bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillimi (BERZH) i ka lejuar mjete të pakthyeshme prej 23,35 milionë euro për të vendosur programin Rajonal të efikasitetit energjetik për Ballkanin Perëndimor. WBIF është iniciativë e përbashkët e komisionit Europian bashkë me institucionet ndërkombëtare partnetike financiare (Bankën për zhvillim të Këshillit Europian (CEB), BERZH e bankën Europiane investuese (BEI)) dhe donatorët bilateral, që bashkon mjetet e pakthyeshme financiare me qëllim që të maksimizojë burimet e mjeteve për huazim për financimin e infrastrukturës prioritare dhe zhvillimin shoqëroro-ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

PREE i ri për Ballkanin Perëndimor përpiqet që të nxjerrë dobi nga eksperiencat e mëparshme me aranzhmanet financiare për sektorin e energjisë së qëndrueshme (SEFFs) me përsëritjen e këtij modeli me modikifikimin e tij, me qëllim që sa më mirë të përkrahë vendet pjesëmarrëse që të arrijnë synimet e tyre përfundimtare në kuptim të energjisë së qëndrueshme, siç janë prezentuar në planeveprimet e tyre Nacionale të efikasitetit energjetik (NEEAPs). Prandaj, PREE përbëhet prej tre „dritareve“ komplementare.

Dritarja 1 quhet dritare për „dialog për politikat praktike dhe përkrahjen e përgatitjes së projekteve“. Janë veçuar gjithsej 6 milionë euro për ndihmën teknike për këtë dritare, që do të nëndihmojë dialogun intensiv për politikat praktike me pushtetet në këtë rajon dhe për përkrahjen pushteteve publike që të përgatisin projekte të efikasitetit energjetik në bazë të kontratave për ofrimin e shërbimeve energjetike (ESCO). Kjo punë ka synim që të vendosë kornizat rregullative dhe të kapërcehen pengesat e tregut, që do të katalizojë investimin në efikasitetin energjetik dhe do të mundësojë krijimin e tregut për kompanitë që ofrojnë shërbime energjetike (ESCO). Ajo është ndarë në dy pjesë tematike: përkrahjen projekteve ESCO dhe dialogun e përgjithshëm për politikat praktike.

Dritarja 2 është dritarja e aranzhmaneve të vijave kreditore (WeBSEFF II). Kjo dritare për punë përbëhet prej kornizave të vijave kreditore prej 92 milionë euro. Këto vija kreditore do t’u jipen institucioneve financiare lokale për dhënien e mëtejshme të kredive për projektet e efikasitetit energjetik dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë të shkallës më të ulët. Ky financim do të jetë në dispozicion për përdoruesit e kredive nga sektori publik dhe ai privat. WBIF siguron mjete të pakthyeshme financiare për ndihmën teknike dhe nxitjen e investimeve.

Dritarja 3 është dritare për aranzhman për financim direkt (WeBSEDFF). BERZH ka caktuar gjithsej 50 milionë euro që të plotësojë financimin WeBSEDFF. Kjo investohet edhe në projektet e burimeve të ripërtëritshme energjetike të shkallës së mesme dhe në përparimin e efikasitetit energjetik në ndërmarrjet industriale. Më tej, ky aranzhman planifikon që të sigurojë financimet për projektet ESCO. WBIF siguron financimin e mjeteve të pakthyeshme për ndihmën teknike dhe nxitjen me investime.