Dy linjat e kredive

Monentalisht funksionojnë dy linja të kredive. Ato të dyja janë pjesë e Iniciativës për energjisë e qëndrueshme (Sustainable Energy Initiative – SEI) të bankës EBRD, që mirret me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe efikasitetit energjetik.

  • Aranzhmani i financimit të energjisë së qëndrueshme të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Sustainable Energy Financing Facility - WeBSEFF II). Ky aranzhman përbëhet nga linjat e kredive prej 75 milionë euro. Këto linja të kredive do t’u jipen institucioneve lokale financiare për dhënien e mëtejshme të kredive projekteve të efikasitetit energjetik dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë me shkallë të ulët. Ky financim është në dispozicion të përdoruesve të kredive edhe nga sektori publik, por edhe nga sektori privat. Ju lutemi që të shihni linkun me qëllim që të mësoni më shumë për WEBSEFF në Web lokacionin e tij.
  • Aranzhmani i financimit direkt të energjisë së qëndrueshme të Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Direct Sustainable Energy Financing Facility - WeBSEDFF). Duke patur parasysh kërkimin e madh, EBRD ka veçuar edhe 50 milionë euro të tjera që të plotësojë financimin e WeBSEDFF në vitin 2012. Kjo investohet edhe në projekte të burimeve të ripërtëritshme të energjive të shkallës mesatare dhe në përparime të efikasitetit energjetik në ndërmarrjet industriale. Më tej, ky aranzhman ka qëllim të sigurojë financimin për ESCO projektet.

Për të dy vijat e kredive, WBIF siguron financimin me mjete të pakthyeshme për ndihmën teknike dhe nxitje të investimeve. Ju lutemi që me miun të klikoni në linqet në tekst për të mësuar më shumë për këtë.