Projektet e shkallës së mesme – WeBSEDFF

Aranzhmani i financimit direkt të energjisë së qëndrueshme të Ballkanit Perëndimor (WeBSEDFF) është aranzhman i investimit direkt sipas të cilit DPEN ka caktuar 50 milionë euro si mjete kreditore për Programin e PREE. WeBSEDFF funksionon në Shqipëri, Bosnë e Hercegovinë, Kroaci, IRJ të Maqedonisë, Mal të Zi, Serbi dhe në Kosovë. Ky aranzhman është hapur për ndërmarrje lokale të vogla dhe të mesme (NVM) ose për ata që janë përgjegjës që të realizohen projektet.

  • Projektet e efikasitetit energjetik në industri
  • projektet e burimeve të ripërtëritshme të energjisë
  • ESCO projektet në sektorin publik nëpër kontrata me kompanitë ESCO.
  • Sipas WeBSEDFF, DPEN siguron huazime direkte prej 2 milionë euro (për vende të caktuara prej 1 milionë euro) deri në 6 milionë euro për projekte që kënaqin kushtet. Sipas kësaj skeme, shfrytëzuesit e kredive që kënaqin kushtet mund të marrin gjithashtu:
    • Shërbime falas konsultante teknike, që i ofron Konsultanti i projektit, që ndihmon rreth përgatitjes së projektit të energjisë së qëndrueshme.
    • Mjetet nxitëse të paguajtura në bazë të emisionit të pakësuar të vlerësuar CO2 që është rezulat i realizimit të projektit.

    Për më shumë informata për investimet që kënaqin kushtet, modalitetet e financimit dhe përkrahjen në dispozicion me mjetet financiare të pakthyeshme, ju lutemi të shihni në Web lokacionin e këtij aranzhmani: http://websedff.com/