Dialogu për praktikat politike

Përse dialogu për pratikat politike të efikasitetit energjetik është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor?

Në Ballkanin Perëndimor mbetet i pashfrytëzuar potencial i rëndësishëm për investime në efikasitetin e energjetik. Ky potencial është më i madh se në shumë vende të tjera në tranzitë për shkak të mosmbajtjes siç duhet të pajisjeve industriale dhe ndërtesave, si dhe pranisë të rezervave të mëdhaja të pajisjeve afati ekonomik, dhe fizik i të cilave ka kaluar gjithashtu. Megjithatë, përparimi i efikasitetit energjetik është ballafaquar me pengesa problematike – prej të cilave shumë mund të zgjidhen, të paktën pjesërisht, me përparimin e kushteve kornizë (politikave praktike) që regullojnë tregjet e efikasitetit energjetik. Komponenta e Programit PREE Dialogu për politikat praktike të efikasitetit energjetik me qeveritë në Ballkanin Perëndimor me qëllim që t’u ndihmohet të përparojnë kornizat e tyre të politikave praktike të efikasitetit energjetik.

Çfarë ofron Dialogu për politikat praktike të efikasitetit energjetik në korniza të Programit PREE?

Nëpërmes konsultimeve me zyrtarët dhe akterët kryesorë nga Ballkani Perëndimor, është vendosur që të ofrohet ndihma rreth politikave praktike në tre fusha prioritare, që përkrah zbatimin e planveprimeve Nacionale të efikasitetit energjetik (NEEAPs) të këtyre vendeve:

  • transponimi (në legjislacion) i Direktivës për performancën energjetike të ndërtesave (EPBD - DPEN) të Bashkimit Europian;
  • regullat e prokurimeve publike dhe drejtimet për blerjen e pajisjeve efikase energjetike; e
  • politikat praktike të efikasitetit energjetik të ndërmarrjeve komunale dhe reforma e tarifave për energji, matje dhe fakturim.

    Ky ‘meny’ me ndihmat rreth politikave praktike u është ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Më poshtë është treguar zgjedhja e ndihmës rreth dialogut për politikat praktike sipas vendeve.