Efikasiteti energjetik në ndërmarrjet komunale

Synimet

Synimi i përgjithshëm i dialogut për politikat praktike brenda Programit PREE është që të përkrahen ligjëvënësit dhe investitorët në eliminimin e barierave të tregut të efikasitetit energjetik dhe të shpejtohet ndërmarrja e shërbimeve energjetike.

Hapësira përfshin

Reforma e tarifës për energjinë dhe angazhimin e ndërmarrjeve komunale që furnizojnë me energji që të japin opsione për efikasitetin energjetik janë vendimtare që të arrihen synimet e efikasitetit energjetik në Ballkanin Perëndimor. Nevojën që të reformohet dhe shkallë shkallë të ndërpritet sistemi egzistues i rregullimit të çmimeve për konsumatorët që plotësojnë kushtet në Ballkanin Perëndimor, e ka nënvizuar edhe Sekretariati i komunitetit Energjetik në Raportet e veta për zbatim dhe Komisioni Europian në Raportin e vetë për Marrëveshjen për komunitetin Energjetik nga 2011. Në takimin e vetë më datën 5 tetor të vitit 2011, grupi i Përhershëm në nivel të lartë „përsëriti shqetësimin e vetë rreth pengesave të forta në krijimin e tregjeve të hapura nacionale dhe rajonale, duke përfshirë edhe regullimin e tepruar të çmimit.“

Nxitja e ndërmarrjeve komunale për furnizimin e energjisë që të japin opsione të efikasitetit energjetik klientëve të vetë, paraqet pjesë të rëndësishme të Direktivës për efikasitetin energjetik (2012/27/EU). Në veçanti, sipas nenit 7. (Skemat e detyrimeve në kuptim të efikasitetit energjetik), këto dispozita kyçe përfshijnë:

  • Vendosjen e synimeve për kursime kumulative në përdorimin përfundimtar të energjisë deri në fund të vitit 2020, që të paktën të jetë ekuivalent me kursimin vjetor prej 1,5% (për periudhën 2014-2020) nga shitjet vjetore të energjive konsumatorëve përfundimtarë gjatë periudhës 2010.-2012.;
  • Nevoja që të caktohen palët që do të kenë detyrim në kuptim të efikasitetit energjetik dhe sektorët e përdorimit përfundimtar që plotësojnë kushtet ose janë caktuar sipas këtij detyrimi; dhe
  • kërkesa që të vërtetohet sistemi i matjeve, kontrollimit dhe verifikimit, me qëllim që të sigurohet se synimet janë plotësuar me masat e kursimit të energjisë që plotësojnë kushtet dhe që të vërtetohet arritja e këtyre kursimeve të energjisë.

Egziston argumentim i fortë për përkrahjen detyrimeve të ndërmarrjeve komunale në kuptim të efikasitetit energjetik sipas Programit PREE. Ndërmarrjet komunale në rajonin e Balkanit Perëndimor momentalisht luajnë rol mjaft të kufizuar në zbatimin e politikave praktike dhe programit të efikasitetit energjetik. Megjithatë, ndërmarrjet komunale mund të përbëjnë një organizatë të rëndësishme për zbatimin e efikasitetit energjetik dhe mund të kenë disa përparësi të rëndësishme në këtë kuptim. Ato përfshijnë:

  • raportin egzistues me përdoruesit përfundimtar dhe qasjen në të dhënat e çmuara në treg, duke përfshirë edhe faktin se sa energji shitet, kujt dhe kur, dhe kështu masat e kursimit të energjisë mund të synohen strategjikisht;
  • qasja kapitalit dhe resurseve të tjera, si dhe autorizimeve, duke përfshirë edhe resurset njerëzore, rrjetës së gjerë të shërbimit dhe furnizimit, dhe ekspertizës së marketingut e ixhinjeringut; dhe
  • detyrimet që të sugurohet përshtatshmëria e furnizimit pasi nevoja të planifikohet dhe t’i përshtatet rritjes së kërkesës së energjisë dhe ngarkesës pik.

Kjo komponentë e Programit PREE, që ka të bëjë me dialogun për politikat praktike lidhur me ndërmarrjet komunale, ka qëllim që t’u ndihmojë vendeve të zgjedhura që të reformojnë tarifat e tyre dhe të hartojnë nëngrupin e rregullativave nënligjore, regullat dhe drejtimet që janë të nevojshme për transponim (në legjislacion) nenit 7. të Direktivës për efikasitetin energjetik.