Transponimi (në legjislacion) i Direktivës së BE për efikasitetin energjetik (performanca) të ndërtesave (EPBD - DPEN)

Synimet

Synimi i përgjithshëm i dialogut për politikat praktike në korniza të Programit PREE është që të përkrahen ligjvënësit dhe investuesit në eliminimin e pengesave të tregut të efikasitetit energjetik dhe të shpejtohet marrja e shërbimeve energjetike.

Hapësira përfshin

Direktiva e riformuar e Bashkimit Europian (BE) për efikasitetin energjetik (performanca) të ndërtesave (Direktiva 2010/31/BE) (EPBD - DPEN) është instrument vital i praktikës politike të efikasitetit energjetik të Bashkimit Europian, si dhe Ballkanit Perëndimor / komunitetit Energjetik në mjedisin e ndërtuar. Transponimi (në legjislacion) dhe zbatimi i DPEN paraqesin detyrim të rëndësishëm të punës dhe sfida teknike për të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor. Nga vendet kërkohet, në veçanti (neni 1. i Direktivës) që të hartojnë /marrin këto:

  • Kornizën e përbashkët të përgjithshme për metodologjinë për llogaritjen e efikasitetit të unifikuar energjetik (performanca) të ndërtesave dhe funskionalitetin në tërësi të ndërtesave;
  • Zbatimin e kërkesave minimale për efikasitetin energjetik (performanca) e ndërtesave të reja dhe tërësive të reja funksionale të ndërtesave;
  • Zbatimin e kërkesave minimale për efikasitetin energjetik (performanca):
    • Të ndërtesave egzistuese, tërësive funksionale të ndërtesave dhe elementeve të ndërtesave që duhet t’i nënshtrohen një rinovimi të madh;
    • Elementeve të ndërtesave që përbërjnë pjesë të jashtme të ndërtesës dhe që kanë ndikim të rëndësishëm në efikasitetin energjetik (performanca) e pjesës së jashtme të ndërtesës kur ndërtohen ose ndryshojnë më vonë; dhe
    • Sistemeve teknike të ndërtesave sa herë që instalizohen, zëvendësohen ose modernizohen;
  • Çerfikimin energjetik të ndërtesave ose tërësive funksionale në të ndërtesave;
  • Inspektimet e regullta të sistemit për ngrohje dhe klimatizim në ndërtesa; dhe
  • Sistemet e kontrollit të pavarur për çertifikatat për efikasitetin energjetik (performanca)/pashaportat energjetike dhe raportet për inspektim.

Komponenta e dialogut për politikat praktike të Programit PREE që ka të bëjë me DPEN ka synim që të ndihmojë Shqipërinë, Bosnën e Hercegovinën, Kroacinë, IRJ të Maqedonisë dhe Serbinë (përdoruesve të synuar) që të hartojnë nëngrup të legjislacionit sekundar, rregullave dhe drejtimeve që është i domosdoshëm për transponim DPEN (në legjislacion). Është vërtetuar vëllimi i ndihmës konkrete për çdo vend në konsultime me secilin prej përdoruesi të Synuar (të shihet Tabela 1 poshtë) dhe atë, gjatë ngjarjeve për nisjen e Programit, e kanë pastruar Konsultantët dhe grupat Teknikë të punës (Technical Working Groups - TWGs) që janë formuar në çdo vend.

Tabela: Vëllimi i ndihmës që u ofrohet përdoruesve të Synuar (më datën 1. Tetor të vitit 2014.)

Përdorues Ligji primar Legjislacioni sekundar
Kërkesat minimale për efikasitetin energjetik (performanca) Metoda e llogaritjes nacionale; Çertifikimi I efikasitetit energjetik (performanca) Inspektimet e ngrohjes e klimatizimit
Federata e BeH



Kroacia



IRJ e Maqedonisë
✓ (trainimi dhe akreditimi)
Kosova
Serbia



Përdorues IT infrastruktura
Softveri për llogaritje Regjistri i pashaportave energjetike (EPC) (baza e të dhënave)
Specifikimet dhe projektimi Produkti Specifikimet dhe projektimi Produkti
Federata e BeH
Kroacia
IRJ e Maqedonisë

Kosova

Serbia