Kontratat për ofrimin e shërbimeve energjetike /Kontratat për efikasitetin energjetik (performancën energjetike)

Direktiva e BE 2006/32/EC për efikasitetin energjetik në harxhim dhe shërbimet energjetike paraqet bazë për projektet e efikasitetit energjetik në bazë të kontratave për ofrimin e shërbimeve energjetike në sektorin publik. Në veçanti neni 9.1. (që mundëson hartimin e kornizës juridike nën nivelin primar legjislativ për aktivitetet në sigurimin e efikasitetit energjetik në bazë të kontratës për ofrimin e shërbimeve energjetike në sektorin publik) dhe neni 9.2. (lejuar zyrtarisht për ofrimin e shërbimeve energjetike dhe modelet e tenderëve publik) japin drejtime të qarta në kuptim të politikës praktike. Megjithatë, transponimi i tyre (në legjislacionin nacional) qëndron shpesh para hartimit të akteve përkatëse nënligjore. Kjo krijon një sërë pengesash dhe BERZH përkrah qeveritë në Ballkanin Perëndimor që t’i sqarojnë këto nene.