Efikasiteti energjetik në prokurimet publike

Synimet

Synimi i përgjithshëm i dialogut për politikat praktike në përbërje të Programin PREE është që të përkrahen ligjvënësit dhe investitorët në eliminimin e pengesave të tregut ndaj efikasitetit energjetik dhe të shpejtohet marrja e shërbimeve energjetike.

Hapësira përfshin

Detyrimet momentale në kuptim të efikasitetit energjetik në prokurimet publike janë vërtetuar me këto Direktiva të BE, që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i transponojnë (në legjislacion) dhe t’i zbatojnë siç duhet si Palë nënshkruese të Marrëveshjes për komunitetin Energjetik:

  • Direktiva 2006/32/EC (neni 5. “Efikasiteti energjetik i përdoruesit përfundimtar në sektorin publik ” e Aneksi VI “Lista e masave të efikasitetit energjetik (performanca) që plotësojnë kushtet për prokurime publike ”)
  • Direktiva 2010/30/EU (neni 9. – “Prokurimet publike dhe nxitjet ”).

Përveç kësaj, Sekretariati i komunitetit Energjetik (Energy Community Secretariat – ECS - SEZ) ka hartuar draftin e Rekomandimit për zbatimin e Direktivës 2012/27/BE për miratim prej Këshillit të ministrave në tetor të vitit 2013. Në të rekomandohet, ndërmjet të tjerash, transponimi (në legjislacion) i kërkesës sipas nenit 6. “Prokurimet prej trupave publik ” e Aneksit III, “Kërkesat për efikasitetin energjetik për prokurimin e produkteve, shërbimeve dhe ndërtesave prej pushtetit qëndror ”.

Komponenta e dialogut për politikat praktike të Programit PREE që ka të bëjë me prokurimet, ka synim që të ndihmojë Serbinë dhe Malin e Zi (përdoruesve të synuar) që të hartojnë nëngrupin e legjislacionit sekundar, regullave dhe drejtimeve që janë dë domosdoshëm për transponimin relevant të Direktivave për prokurim (në legjislacion). Është vërtetuar vëllimi i ndihmës konkrete për çdo vend në konsultime me çdo përdorues të synuar dhe atë, gjatë ngjarjeve për nisjen e Programit, e kanë pastruar Konsultantët dhe grupet punuese Teknike (Technical Working Groups – TWGs - GPT) që janë formuar në çdo vend. Qasja që është bërë me çdo përdorues të synuar është treguar në fotografinë poshtë.