Përkrahja e autoriteteve publike rreth përgatitjes së projekteve ESCO të efikasitetit energjetik

Varur nga mjetet financiare në dispozicion, EBRD do të ketë eventualisht mundësi që të kontribuojë në bashkëpunimin teknik, për të siguruar:

• përkrahjen autoriteteve qëndrore ose lokale ose agjensive të tyre rreth përgatitjes, nisjes dhe realizimit të programit në bazë të kontratës për efikasitetin energjetik. Kjo do të përfshinte identifikimin dhe vlerësimin teknik, përgatitjen e modelit të kontratës për efikasitetin energjetik dhe veprimeve përkatëse të tenderëve për efikasitetin energjetik dhe përkrahjen për realizim dhe ndjekjen e programit të kursimit të energjisë;

• përkrahja autoriteteve rreth vendosjes së legjislacionit optimal të mjedisit për aktivitet në bazë të kontratës për efikasitetin energjetik në sektorin publik. Kjo do të përfshinte vlerësimin e kornizës kompetente regullative, për t’u identifikuar cilatdo kufizime në, për shembull, shifrën e përdoruesit të buxhetit ose ligjet për prokurime; sipas nevojës, ndihma rreth ndryshimit të legjislacioit; dhe ndihma rreth vërtetimit të klasifikimit të detyrimeve që nuk kanë të bëjnë me borxhin sipas ndonjë kontrate për efikasitetin energjetik; e

• përkrahja në gjetjen e konstruksionit optimal për kombiminim e financimit privat për kontratat për efikasitetin energjetik me fondet Strukturale të BE ose me burime të tjera të financimit publik. Këtu do të ndiqej parimi që kompanitë ESCO duhet të financojnë, me rrezikun e vetë, ato investime që kanë periudhën komerciale të kthimit të investimve, ndërsa mjetet publike financiare (d.m.th. fondet Strukturale) duhet të mbulojnë projektet e qëndrueshme për kursimin e energjisë, por me periudhë më të gjatë të kthimit të investimit.
Autoritetet publike, që janë të interesuara për përkrahjen rreth përgatitjes së ndonjë ESCO projekti të efikasitetit energjetik, mund të na kontaktojnë duke përdorur të dhënat në anën e djathtë (lart).