Përse Kontrata për efikasitetin energjetik?

Palët nënshkruajtëse të Marrëveshjes për komunitetin Energjetik (Energy Community Treaty (ECT - SEE) nga Ballkani Perëndimor gjatë viteve të fundit kanë bërë shumë në uljen e intensitetit të tyre të përdorimit të energjisë. Megjithatë, fusha në të cilën ka ende shumë për t’u bërë është ajo e ndërtesave në sektorin publik, siç janë shkollat, shtëpitë e qyteteve, spitalet, si dhe në shërbimet e qytetit, siç është ndriçimi i rrugëve.

Situata - Ndërtesat e sektorit publik dhe privat i karakterizon investim i pamjaftueshëm në konstruksionin e ndërtesave dhe pajisjet shërbyese (psh. ngrohja, ndriçimi, ventilacioni dhe klimatizimi). Ky është shkaku i mosefikasitetit të madh energjetik.

Shanca - Këto mosefikasitete janë shkak për potencial për kursime të rëndësishme të energjisë dhe kursim të parave.

Kufizimi - Kuptimi i këtij potenciali kërkon projektim, financim dhe realizimin e investimeve në efikasitetin energjetik. Megjithatë, pronarët e ndërtesave publike (‘ESCO Klient’, që mund të përfshijnë autoritetet qëndrore ose lokale ose agjensitë e tyre) shpesh janë të kufizuar (i) me mungesën e diturisë teknike që nevojitet për projektimin dhe realizimin e këtyre investimeve në efikasitetin energjetik dhe me lidhje të forta me performacat e vërteta dhe rezultatet (kursimi i energjisë); (ii) me mjete të kufizuara financiare ose mjetet që nuk janë në dispozicion për financimin e investimeve, që shpesh ndodh për shkak të borxhit egzistues ose kufijve të lartëm për borxh të ri publik.

Zgjidhja - Koncepti që zgjidh këto kufizime është koncepti ESCO i Kontraktimit të efikasitetit energjetik (Energy Performance Contracting - EnPC). Sipas këtij parimi, kompanitë ESCO financojnë dhe realizojnë investimet në efikasitetin energjetik me periudha të pranushme komerciale të kthimit të investimeve (psh. <10 vjetë për pajisjet shërbyese të ndërtesës) dhe paguhen nga ndonjë pjesë në kursimet e ardhshme të energjisë. Kontratat për efikasitetin energjetik mund të zbatohen në një sërë projektesh të efikasitetit energjetik, duke përfshirë edhe: ndriçimin e rrugëve, ndërtesat publike (siç janë shkollat, spitalet, kopshtet, ndërtesat e administratimit, ujrat etj.). Karakteristikë kyçe e kësaj Kontrate për efikasitetin energjetik është që kursimet t’i garantojë ESCO kompania – nëse nuk realizohen kursimet, kompania e caktuar ESCO nuk do të paguhet.

Dobitë për ESCO Klientët (përdoruesit):

1. ESCO kompania financon vetë të gjitha investimet e nevojshme dhe merr rrezikun e arritjes së kursimeve të garantuara kontraktuese të energjisë, dhe kështu lirohet kapaciteti i huazimit të sektorit publik. Nëse autoriteteti publik do që të ketë zgjidhje të caktuar teknologjike për efikasitetin energjetik që ka shpenzime proporcionalisht më të mëdha se sa janë kursimet (psh. në ndriçimin e rrugës, LED llampat në vend të llampave natrium me presion të madh), pala publike nënshkruajtëse e kontratës mund t’i ketë duke bashkëfinancuar këtë projekt;

2. ESCO Klientit i garantohet se nuk do të harxhohen më shumë njësi energjie prej atyre që gjenden në llogarinë e tij origjinal për energjinë para këtij investimi (të shihet diagrami i poshtëm);

3. Kontrata për efikasitetin energjetik fut ekspertizën e sektorit privat për projektimin e projektit që ndihmon që të sigurohet arritja e nivelit maksimal të kursimit të energjisë për shpenzime minimale, ndërsa rreziku i projektimit, realizimit e financimit kalohet në ESCO kompanitë;

4. Kontrata për efikasitetin energjetik është mekanizëm komercial që mundëson që fondet Strukturale të BE të përdoren me efektshmëri për maksimizimin e burimeve të mjeteve dhe të sigurohen bashkëfinancimet shumë të nevojshme me financimin e sektorit komercial privat. Ky kombinim i mjeteve të pakthyeshme dhe financimit privat quhet gjithashtu „inxhiniering financiar“ dhe BE e përkrah dhe në fakt e nxit (Rrrgullorja e Këshilit të BE (EC) nr. 1303/2013); e

5. Programi me Kontratën për efikasitetin energjetik ofron rrugë të qartë dhe matëse drejt plotësimit të kërkesave për synimet e efikasitetit energjetik sipas Direktivave relevante të BE për efikasitetin energjetik (2012/27/EU).

6. Programi me Kontratën për efikasitetin energjetik ka synim që të shtojë angazhimin e sektorit privat në planifikimin e investimeve optimale në efikasitetin energjetik.

Programi me Kontratën për efikasitetin energjetik ka synim që të shtojë angazhimin e sektorit privat në planifikimin e investimeve optimale në efikasitetin energjetik.

Diagrami: shembull i Kontratës për efikasitetin energjetik (projektet e sektorit publik dhe privat janë pothuajse identike, së shumti ndryshojnë investimet, periudhat e kthimit të investimeve dhe zgjatja e projekteve)